
Ka nisur nata e 15-të e protestës në Prishtinë, duke kundërshtuar vendimin e 16 shtatorit në Hagë, që lidhet drejtpërdrejt me ish-krerët e UÇK-së.
Nga sheshi i Prishtinës, gazetari Zeqir Hasani për Politiko raportoi duke thënë se kjo është nata e fundit para protestës së paralajmëruar nga platforma “Liria ka emër”, e cila është thirrur për të enjten, në orën 16:00.
Siç shihet edhe në pamje, qytetarët kanë filluar të mblidhen në shesh, ndërsa është vendosur edhe slogani “Bac, s’u kry”, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së.
Protesta pritet të mbahet një ditë para vendimit të paralajmëruar në Hagë.