Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Avokati Berisha: Infermierja s’kishte kontratë pune, mund të dënohet së paku 6 muaj

Gazeta10
02 November 2022 - 20:50

Avokati Besnik Berisha ka treguar në Politiko se infermierja e arrestuar sot nga policia e Kosovës për sulmin ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, nuk kishte kontratë pune me këtë institucion privat.

Madje sipas Berishës, e njëjta minimumi mund të dënohet me gjashtë muaj burgim, shkruan Gazeta10.

‘Për veprën penale të sulmit, infermierja e arrestuar minimumi mund të dënohet me gjashtë muaj burgim. Të tjera të dyshuara mund të dënohen pse nuk e kanë lajmëruar rastin dhe ato duhet të përgjigjen për këtë. Madje infermierja e arrestuar për dhunë ndaj të moshuarës nuk kishte as kontratë pune me këtë qënder”, tha Berisha në Politiko. /Gazeta10

https://youtu.be/4DFJNIrpacI

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.