
Ai këtë deklaratë e bëri në pritjen solemne me rastin e ditëlindjes zyrtare të Mbretit Charles III, organizuar sonte nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
“Ju e dini se sfidat me të cilat përballet ky vend dhe ky kontinent nuk mund të presin. Pas 18 muajsh pasigurie, besoj se të gjithë këtu pajtohen se partitë politike duhet të punojnë së bashku për të mirën e Kosovës për të krijuar sa më shpejt një parlament të qëndrueshëm, një qeveri funksionale dhe një presidencë. Ka shumë punë për të bërë për të vazhduar ndërtimin e një shteti ku të gjitha komunitetet dëshirojnë të jetojnë dhe të ndihen pjesë e tij, për të ruajtur institucione që gëzojnë besim për pavarësinë dhe integritetin e tyre dhe për të kultivuar një kulturë ku kompromisi politik të shihet jo si dobësi apo lëshim, por si guxim dhe detyrë në shërbim të këtij vendi të mrekullueshëm. Kosova nuk duhet të dyshojë kurrë në mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar”.
“Kemi qenë me ju që nga fillimi dhe do të mbetemi me ju edhe në të ardhmen. Natyrisht, kjo e ardhme duhet të formësohet si nga mbështetja që merr Kosova, ashtu edhe nga besimi që ajo frymëzon. Besimi se ndajmë të njëjtin vizion për të ardhmen. Besimi se Kosova është një partner tek i cili mund të mbështeten të tjerët. Dhe besimi se Kosova do ta mbajë fjalën e saj dhe premtimin e saj solemn – nëse mund të them kështu, ‘besën“…