Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksidenti tragjik me dy viktima në Istog, shoferi që e shkaktoi ndalohet për 48 orë

Gazeta10
20 July 2026 - 20:21

Është ndaluar për 48 orë shoferi i dyshuar se shkaktoi aksidentin e rëndë në fshatin Shushicë të Istogut, ku humbën jetën dy persona.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 20 korrik 2026, rreth orës 15:20, ku u përfshinë dy vetura me targa vendore.

Një person ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë pasi është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

Tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe po trajtohen në spital.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga hetuesit e aksidenteve të trafikut.

E dhimbshme, një nga viktimat në Istog është një fëmijë 12-vjeçar

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.