
Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen e një 24-vjeçareje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të nënkalimit për këmbësorë në fshatin Komoran.
Aksidenti ka ndodhur më 21 korrik, rreth orës 05:30, kur një veturë me targa vendore, për rrethana që ende nuk janë sqaruar, dyshohet se ka shkaktuar vetaksident.
Si pasojë e përplasjes, 24 vjeAarja ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për GAZETA10 e ka konfirmuar zëdhësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Sot, rreth orës 05:30, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit, eshte shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit (vetaksident), një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Hoxha.
Sipas tij, Policia e Kosovës apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes. /GAZETA10