
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komoran.
Aty ka mbetur e vdekur e reja nga Kaçaniku, Rea Raka.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, të cilat kanë intervenuar për t’u ofruar ndihmë të lënduarve dhe për të menaxhuar situatën.
Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për GAZETA10.
Përgjaket Komorani, humb jetën 24-vjeçarja në vetaksident, 3 të rinj përfundojnë të lënduar