Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rahoveci sot i jep lamtumirën Ramadan Ramës, mbahet mbledhje komemorative

Gazeta10
21 July 2026 - 10:44

Sot, duke filluar nga ora 11:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec do të mbahet mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-drejtorit të Qendrës për Punë Sociale, Ramadan Rama, i cili u nda nga jeta.

Mbledhja organizohet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, me qëllim të kujtimit dhe vlerësimit të kontributit të çmuar që Ramadan Rama dha për shumë vite në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve.

Komuna e Rahovecit ka ftuar familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe qytetarët që të marrin pjesë në mbledhjen komemorative për t’i bërë nderimet e fundit dhe për të kujtuar me respekt jetën, veprën dhe kontributin e të ndjerit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.