Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Gazeta10
21 July 2026 - 14:33

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka publikuar pasqyrën e shpenzimeve zyrtare për periudhën prill–qershor 2026, me qëllim të informimit të saktë dhe transparent të publikut.

Sipas njoftimit, shpenzimet për aktivitetet e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës, Albulena Haxhiu, dhe kabinetit të saj gjatë kësaj periudhe kanë arritur në 12,421.39 euro.

Zyra e Presidentes ka sqaruar se shuma e publikuar i referohet vetëm periudhës nga marrja e detyrës nga u.d. Presidentja Albulena Haxhiu, më 4 prill 2026, deri më 30 qershor 2026.

Institucioni ka ftuar mediat dhe palët e interesuara që për të dhëna ose sqarime shtesë t’i drejtohen Zyrës së Presidentes përmes adresës elektronike zprk@president-ksgov.net.

Në njoftim theksohet se sigurimi i informacionit drejtpërdrejt nga institucioni mundëson raportim të plotë dhe të saktë, duke shmangur krijimin e perceptimeve të gabuara si pasojë e paraqitjes së pjesshme ose jashtë kontekstit të të dhënave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.