Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Hapen qendrat informuese për Sunny Hill në Prishtinë

Gazeta10
21 July 2026 - 15:56

Në faqen zyrtare të Sunny Hill Festival në facebook, organizatorët kanë njoftuar se janë hapur dy qendra fizike për blerje të biletave.

Biletat deri më tash janë shitur online, kurse nga sot ato mund t’i gjeni në sheshet “Skënderbeu” dhe “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Qendrat janë të hapura çdo ditë, prej orës 17:00 deri 21:00, ku përveç biletave të interesuarit janë të lirë të marrin përgjigje në pyetjet e tyre që kanë rreth festivalit pasi që këto qendra shërbejnë si informuese.

Festivali i shumëpritur rikthehet në Bërnicë më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.