
Një person u arrestua sot nën dyshimet për keqpërdorimin të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe tejkalimin e kompetencave dhe falsifikimin e dokumentit zyrtar, bëri të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë.
I dyshuari me inicialet N.M, u ndalua për 48 orë.
“Sipas të dhënave fillestare, hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për lëshimin e lejeve për disa Operatorë Ekonomik, për importin e produkteve biocide dhe pesticide, të cilat janë të ndaluara për përdorim në Republikën e Kosovës sipas listës së Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.