Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku: Deri tani nuk kemi raportime për dëme në bujqësi, shqetësim mbetet lumi Klina

Gazeta10
21 July 2026 - 19:12

Drejtori i Urbanizimit në Komunën e Skenderajt, Arbnor Çitaku në emisionin “Gazeta” në Kanal10, ka deklaruar se deri më tani nuk është raportuar për dëme në bujqësi si pasojë e vërshimeve në këtë komunë.

“Deri më tash nuk jam informuar për ndonjë dëm në bujqësi në komunën e Skenderajt”, tha Çitaku.

Ai theksoi se zonat më të rrezikuara mbeten ato përgjatë lumit Klina, duke shtuar se komuna ka kërkuar vazhdimisht ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

“Zonat më kritike janë ato përgjatë lumit Klina. Ne kemi bërë kërkesë disa herë për pastrim dhe intervenim të përgjithshëm në shtratin e lumit, mirëpo deri më tash nuk kemi marrë ndonjë përgjigje pozitive nga ministria”, u shpreh ai. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.