Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Enver Hoxhaj viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë: Presim kthimin e tyre në Kosovë

Gazeta10
21 July 2026 - 20:10

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Në postimin e tij, Hoxhaj tha se i gjeti të dy “të fortë, me dinjitet dhe me besim të palëkundur në të vërtetën”, duke theksuar se pritja për përfundimin e procesit gjyqësor është e gjatë, por se, sipas tij, fundi i kësaj padrejtësie po afrohet.

“Shtatori është gjithnjë e më afër. Bashkë me ta, e presim ditën kur do të kthehen në Kosovë, aty ku e kanë vendin”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po përballen me proces gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, ndërsa gjykimi ndaj tyre vazhdon./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.