Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Çollaku: Sarrazin te marrëveshja theksoi njohjen reciproke

Gazeta10
02 November 2022 - 22:11

Komentatori politik, Ardian Çollaku ka thënë se në intervistën e dhënë për Kanal10, i dërguari i kancelarit gjerman Olaf Scholz për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazin i dha tri mesazhe të rëndësishme.

Sipas Çollakut, mesazhi tjetë i të dërguarit të Scholz ishin se Serbia e asnjë vend tjetër nuk mund të hyjnë në BE nëse janë në konflikt me ndonjë vend tjetër, shkruan Gazeta10.

“Sarrazin id ha tri mesazhe të forta. E para, te marrëveshja ai e potencon njohjen. Ai thotë se edhe kancelari gjerman kur ka qenë në Beograd e ka bërë shumë të qartë se nuk mund të hysh në BE nëse ki telashe me një vend, ai tha se njohja është aty. Ai e vizatoj njohjen që do të jetë në fund të procesit, se as Serbia e asnjë vend tjetër s’mund të hyjë në BE nëse ka konflikt me një vend tjetër. Ai insistoi kur tha se Kosova është në një sistuatë ku do t’i shtohen njohjet. Ai tha se Gjermania është e interesuar të ju shtyjmë drejtë BE-së dhe NATO-s”, tha Çollaku në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.