
Avokati Besnik Berisha në një intervistë të dhënë në Politiko, ku ka komentuar rastin e fundit të sulmit të moshuarës nga një infermiere në Pejë.
Berisha ka deklaruar se e dyshuara kryesore për sulmin ndaj të moshuarës, ka deklaruar se janë mësuar në shkollë të jenë dominant ndaj personave me probleme psikike, transmeton Gazeta10.
“Shqetësuese është se ky sindrom është prezent edhe në institucionet tjera, jo vetëm në ato private, por jam i bindur edhe në ato publike. Shqetësuese akoma më shumë për mua është edhe një pjesë e deklaratës së të dyshuarës kryesore për dhunën e cila thotë se në shkollë jemi mësuar që ndaj personave me probleme psicike duhet të tregohemi dominant”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10