
Beslira Xhafaj dhe Drilon Jahdauti sollën emocione të veçanta në emisionin “Prime Verë” në Kanal10, ku interpretuan live këngën e tyre “Djali jem”.
Kjo këngë ka një domethënie të veçantë edhe për jetën e tyre personale, pasi Beslira dhe Driloni janë prindër të një djali edhe në jetën reale. Pikërisht kjo e bëri interpretimin edhe më emocional, duke e sjellë këngën me ndjenja dhe përkushtim të veçantë.
Me performancën e tyre live, çifti krijoi një atmosferë të ngrohtë në studio dhe mori vlerësime nga të pranishmit. Gjatë emisionit, ata folën edhe për rrugëtimin e tyre në muzikë, si dhe për planet që kanë për projekte të reja.
Performancën e plotë të këngës “Djali jem” nga Beslira Xhafaj dhe Drilon Jahdauti e gjeni në video.