
Pasditen e sotme mali i Tërbunit në Shqipëri është përfshirë nga zjarri.
I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur sipërfaqe pyjore.
Bashkia Pukë njofton se situata paraqitet alarmante, pasi terreni i vështirë malor e bën të vështirë ndërhyrjen dhe depërtimin e mjeteve zjarrfikëse në zonat e prekura.
Në terren bëhet me dije se vijojnë të jenë të angazhuara strukturat e Bashkisë Pukë, Shërbimi Zjarrfikës, strukturat e shërbimit pyjor dhe punonjës të shërbimeve, të cilët po punojnë për kufizimin dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit, shkruan Euronews Albania.