Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një i vrarë në një stan në Strellc të Deçanit, Policia dyshon se rasti ndodhi aksidentalisht mes familjarëve

Gazeta10
23 July 2026 - 15:22

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, në një përgjigje  ka konfirmuar se një person është vrarë në fshatin Strellc të Deçanit.

Ai ka thënë se në orën 13 e 42 minuta kanë marrë informacionet për një person të vrarë në oborrin e një stani në Strellc dhe sipas Rugovës, vrasja dyshohet se ka ardhur në mënyrë aksidentale dhe se bëhet fjalë për një incident mes familjarësh.

“ me datën 23.07, rreth orës 13 e 42 minuta, kemi pranuar informata që në oborrin e një stani është një person i vrarë. Dyshohet për vrasje aksidentale dhe mes familjrëve. Është sekuestruar një armë e zjarrit dhe njësitet janë në vendin e ngjarjes.”, ka thënë ai.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori. Këtë e ka konfirmuar Shkodran Nikçi nga Prokuroria e Pejës.

“Prokurori i shtetit dhe gjitha njesitet relevante policore jane ne vendin e ngjarjes duke ndermarre veprimet e nevojshme. Kaq mund te jap informata”, ka deklaruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.