
EXPO DIASPORA 2026 është panairi që do të organizohet në Flori Gallery Expo, në Prishtina Mall, nga 3 deri më 5 gusht, duke bashkuar kompanitë më të suksesshme të Kosovës me bashkatdhetarët nga e gjithë bota.
Panairi do të zhvillohet gjatë tri ditëve, ndërsa hapësirat ekspozuese do të mbeten të hapura për vizitorët deri më 18 gusht. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe bashkatdhetarët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me produktet, shërbimet dhe ofertat e kompanive pjesëmarrëse.
Në EXPO DIASPORA 2026 do të prezantohen biznese nga fusha të ndryshme, përfshirë investimet, patundshmëritë, shërbimet financiare, turizmin, teknologjinë, shëndetësinë, industrinë e bukurisë dhe brendet vendore. Panairi synon të krijojë mundësi të reja për partneritete, investime dhe bashkëpunim ndërmjet biznesit vendor dhe diasporës.
Përveç prezantimit të kompanive, vizitorët do të kenë mundësi të përfitojnë oferta ekskluzive, të krijojnë kontakte të reja profesionale dhe të informohen për zhvillimet më të fundit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Organizatorët kanë ftuar të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët e Kosovës që të vizitojnë panairin, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve ekonomike dhe profesionale mes Kosovës dhe diasporës.
EXPO DIASPORA 2026 organizohet nga Java Multimedia Production – Kanal 10 dhe do të shoqërohet me mbulim të gjerë mediatik, transmetime speciale, emisione debatuese dhe raportime të vazhdueshme, me synimin për të promovuar bizneset pjesëmarrëse dhe historitë e tyre të suksesit.