Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Riintegrimi i gjyqtarëve serbë, BE me thirrje ndaj partive politike: Mos ndikoni në vendimet e KGJK-së

Gazeta10
23 July 2026 - 19:24

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të përmbahen nga ushtrimi i presionit ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe anëtarëve të tij gjatë procesit të vendimmarrjes.

Përmes një reagimi publik, Zyra e BE-së theksoi se një gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është themelor për sundimin e ligjit, si në Bashkimin Evropian ashtu edhe në Kosovë.

Kjo ritheksoi rëndësinë e respektimit të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe mosndërhyrjes në punën e tyre.

“Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të përmbahen nga ushtrimi i presionit ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe anëtarëve të tij në procesin e vendimmarrjes. Një gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është themelor për sundimin e ligjit si në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në Kosovë”, thuhet në “X”.

Përndryshe temë diskutimi në Kosovë është ri-integrimi i gjyqtarëve serbë që dhanë dorëheqje në vitin 2022.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.