Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu injoron thirrjet e BE’së që të mos i bëhet presion KGJK’së: Sytë e tanë janë kah ta, mos të bien pre e ndikimeve të askujt

Gazeta10
24 July 2026 - 11:43

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i ka bërë thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që t’i miratojë dorëheqjet e gjyqtarëve serbë, të cilët më pas kanë anuluar ato dorëheqje.

Ajo fillimisht tha se këta gjyqtarë “janë paguar nga Serbia”.

Duke injoruar thirrjet e Bashkimit Europian që të mos i bëjë presion KGJK’së, Haxhiu tha:

“Sytë tanë janë te Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse nëse KGJK vepron në kundërshtim me legjislacionin në fuqi atëherë këtu kemi të bëjmë me një precedent shumë të rrezikshëm dhe me një abuzim të përgjegjësive që ata kanë.

I bëj thirrje edhe njëherë që të zbatojë legjislacionin në fuqi dhe të mos bie pre e ndikimeve të askujt, as ato vendore dhe as ato ndërkombëtare.

Pra, mua më pamundësohet që ata gjyqtarë t’i lirojë nga detyra sepse KGJK s’po vepron”.

Bashkimi Europian dje doli me një deklaratë duke bërë thirrje që të mos i bëhet presion KGJK’së pas disa deklaratave që erdhën nga zyrtarë të Vetëvendosjes./GE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.