Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrufeja godet tufën me bagëti në Pogradec

Gazeta10
24 July 2026 - 16:30

Një tufë bagëtish është goditur nga rrufeja mesditën e kësaj të premteje në fshatin Derdush, njësia administrative Dardhas, në Bashkinë Pogradec.

Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e goditjes nga rrufeja kanë ngordhur rreth 10 krerë bagëti të imta. Tufa, e përbërë nga rreth 190 dele dhe dhi, shkruan abcnews.al.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet veterinare, të cilat po kryejnë vlerësimin e gjendjes së bagëtive të mbijetuara dhe po marrin masat e nevojshme për trajtimin e tyre.

Autoritetet bëjnë me dije se, për shkak të mungesës së sinjalit telefonik në zonën malore, komunikimi me barinjtë dhe pronaren e tufës ka qenë i vështirë, duke penguar marrjen e menjëhershme të informacionit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.