Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Dy punëtorë nga Kosova lëndohen në një kantier ndërtimi në Slloveni

Gazeta10
26 July 2026 - 22:28

Në kantierin e ndërtimit të një spitali privat pranë Bezhigradit në Slloveni, janë lënduar rëndë dy punonjës.

Gjatë lëvizjes së materialeve me vinç, mbi ta kanë rënë rrjeta të rënda armature. Pas aksidentit, të dy janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Lubjanës (UKC Ljubljana), ndërsa jeta e tyre është në rrezik, raporton Televizioni i Sllovenisë.

Policia tani po heton rrethanat.

KosovaPress mëson se dy të lënduarit janë nga Kosova, pikërisht nga komuna e Mamushës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.