
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një rrahje në Çagllavicë, raporton Gazeta10.
Sipas policisë personave të lënduar iu është ofruar ndihmë mjekësore.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
“Çagllavicë, 02.11.2022 – 15:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovar janë përfshirë në një rrahje. Si pasoj e përleshjes njëri nga të dyshuarit është therur me thikë ndërsa dy të dyshuar tjerë kanë pësuar lentime. Të dyshuarve të lënduar iu është ofruar tretmani mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”./Gazeta10