Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu pret admiralin Wikoff: Kosova mbetet e orientuar drejt NATO-s

Gazeta10
28 July 2026 - 10:28

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pritur në takim Admiralin George M. Ëikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli.

Sipas një postimi në Facebook, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, si dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me NATO-n.

“E falënderova Admiralin Wikoff për angazhimin e tij, si dhe për shërbimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës. Theksova se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik. Kosova do të vazhdojë ta forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe të kontribuojë në sigurinë e rajonit”, ka shkruar Haxhiu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.