Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pret në takim admiralin Wikkof, thotë se biseduan për situatën e sigurisë

Gazeta10
28 July 2026 - 11:25

Gjenerali amerikan George Wikoff po qëndron në Kosovë. Ai sot është takuar në Qeveri me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin kanë diskutuar për situatën e sigurisë dhe për bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas.

“Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e NATO-s për mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet, si dhe për kontributin e vazhdueshëm për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Republikën tonë dhe mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me admiralin Wikoff biseduam për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona dhe NATO-s”, ka shkruar Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.