Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bllokohen punimet te “Xhamia e Llapit”, banorët kundër zvogëlimit të korsive

Gazeta10
28 July 2026 - 14:16

Disa banorë dhe pronarë biznesesh në Prishtinë kanë bllokuar punimet që po zhvillohen në rrugën pranë “Xhamisë së Llapit”, duke vendosur makineri të rëndë në zonën ku po punohej.

Qytetarët kanë thënë kushte anonimiteti, se vendimi për bllokimin e punimeve erdhi si reagim ndaj projektit të Komunës së Prishtinës, për të cilin pretendojnë se është marrë pa konsultim dhe pa një plan të qartë. Sipas tyre, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka vendosur që rruga të shndërrohet nga katër korsi në tri, me një korsi hyrëse nga drejtimi i Podujevës dhe dy korsi dalëse nga Prishtina.

Banorët dhe bizneset e zonës vlerësojnë se ky ndryshim do të ndikojë negativisht në veprimtarinë e tyre ekonomike, pasi, sipas tyre, do ta vështirësojë ose pamundësojë furnizimin e lokaleve që ndodhen përgjatë kësaj rruge.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.