
Në fshatin Llashticë të Gjilanit të mërkurën, më 29 korrik, mbahet ceremonia e përurimit të monumentit “Tri shkronjat e arta të UÇK-së”.
Sipas organizatorëve, ceremonia do të fillojë nga ora 18:00.
Ata bënë të ditur se projekti është realizuar falë kontributit të donatorëve të fshatit Llashticë si dhe donatorëve, kompanive dhe mërgatës.
Pas përurimit është paraparë të shfaqet edhe një program artistik.