Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një kosovar në Vërmicë, transportonte tre pakistanezë

Gazeta10
29 July 2026 - 9:29

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në Vërmicë të Prizrenit, pasi u kap në flagrancë duke transportuar tre shtetas të Pakistanit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:20.

Sipas policisë, viktimat e rastit janë duke u trajtuar sipas dispozitave të ligjit për të huaj.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, njofton policia.

Rasti është iniciuar si “Kontrabandim me emigrantë”.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.