Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrezikoi pushuesit me mjet lundrues, gjobitet shoferi në Shëngjin

Gazeta10
29 July 2026 - 14:57

Policia Kufitare ka ndëshkuar me masë administrative prej 500 mijë lekësh të rinj drejtuesin e një mjeti lundrues, i cili hyri dhe lëvizi me shpejtësi brenda perimetrit të sigurisë të dedikuar për pushuesit në plazhin e Shëngjinit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.

Sipas Policisë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, gjatë monitorimit të vijës bregdetare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, konstatuan mjetin lundrues që po qarkullonte në mënyrë të rrezikshme brenda zonës së ndaluar për mjete të tilla.

Pas verifikimeve dhe veprimeve procedurale, drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet D. M., u gjobit, ndërsa mjeti lundrues u bllokua.

Policia e Shtetit falënderoi qytetarët për denoncimet dhe bashkëpunimin, duke theksuar se çdo rast që cenon sigurinë e pushuesve trajtohet me prioritet dhe verifikohet menjëherë nga strukturat përgjegjëse.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.