
Pesë persona kanë vdekur dhe dëme të shumta materiale kanë lënë pas erërat e forta, që arritën deri në 124 km/orë dhe përfshinë pjesë të Brazilit.
Dy nga viktimat u regjistruan në lagjen Santa Teresa të Rio de Janeiros, kur u shtypën nga një mur që u shemb për shkak të erërave. Një kamerë sigurie regjistroi momentin e tragjedisë.
Dy persona të tjerë vdiqën pasi u zunë nga pemët, njëri teksa ishte në këmbë dhe tjetri në një makinë, ndërsa viktima e pestë ishte një peshkatar, varka e të cilit u përmbys nga erërat e forta.
Video të tjera kanë treguar materiale që shkulen nga çatitë e ndërtesave dhe bien në rrugë, si dhe skela që rrëzohen nga erërat.