
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka pritur në takim ish ministrin e jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni, me të cilin kanë folur për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, raporton Gazeta10.
Hyseni ka thënë se me ambasadorin amerikan kanë diskutuar shumë hapur, gjatë dhe në mënyrë përmbajtësore për situatën më të re në vend dhe në rajon.
Tutje, ai ka thënë se janë pajtuar se ruajtja e stabilitetit është kusht për të lëvizur përpara.
Më tej, Hyseni ka thënë se me ambasadorin amerikan kanë pasur pajtim të plotë se status-quoja me Serbinë e dëmton interesin e Kosovës.
Këtu keni postimin e plotë:
“Sot u prita në zyren e tij, nga ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier. Biseduam gjatë, shumë hapur dhe në mënyrë përmbjatësore për sutuatën me të re në Kosovë dhe aktualitetin në rajon, Theks të veçantë gjatë bisedës u vu te zhvillimet në Kosovë dhe domosdoja e dilaogut me Serbinë. U theksua se sot më shumë se kurrë kerkohet maturi në veprime poltike. Ruajtja e stabilitetit është qelsi i lëvizjes pëpara.
Me ambasadorin Hovenier kishim pajtim të plotë Status-quoja në raportet me Serbinë dëmton rëndë interesat e Kosovës sot dhe nesër! Me ambasadorin Hovenier kishim pajtim të plotë poashtu se insititucionet e Kosovës duhet të marrin me shumë seriozitet propozimet dhe rekomandimet evropiane e amerikane për rrugën përpara”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10