Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident tragjik në Greqi, vdesin dy të rinj shqiptarë

Gazeta10
30 July 2026 - 21:23

Dy të rinj shqiptarë kanë vdekur si pasojë se një aksidenti në ishullin e Kretës në Greqi.

Siç raportojnë mediat greke, ngjarja tragjike zonën e Kolymbarit, në Hania, gjatë orëve të para të mëngjesit, duke u marrë jetën dy të rinjve të moshës 28 dhe 34 vjeç, shkruan Abcmews.al,

Aksidenti u regjistrua rreth orës 03:00 në autostradën kombëtare, ku motoçikleta me të cilën udhëtonin dy shqiptarët ka dalë nga rruga për arsye që ende nuk janë përcaktuar.

Pas daljes nga korsia, motoçikleta është përplasur me barrierën metalike mbrojtëse të rrugës, duke shkaktuar plagë të rënda te dy të rinjtë.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe i transportuan të plagosurit me ambulancë drejt Spitalit të Hanias.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, të dy viktimat nuk mundën t’u mbijetonin plagëve dhe u shpallën të vdekur.

Policia greke ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.