
Ka përfunduar mbledhja e përbashkët me zyrtarët e partive politike të Legjislaturës së XI të Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt në kuadër të përgatitjeve për Seancën Konstituive.
Sipas kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, takimi u zhvillua sipas parashikimeve të Rregullores së Kuvendit, para mbajtjes së seancës së parë konstituive të legjislaturës së re. Pas përfundimit të mbledhjes, u falënderuan përfaqësuesit e subjekteve politike për bashkëpunimin dhe angazhimin gjatë procesit përgatitor.
Në këtë legjislaturë, Kuvendi i Kosovës përbëhet nga përfaqësues të 15 subjekteve politike, në përputhje me rezultatin zgjedhor dhe dispozitat kushtetuese.
Seanca Konstituive e Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës është caktuar të mbahet më 6 gusht, në orën 10:00. /GAZETA10