
Deputetja Arbërie Nagavci, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për konstituimin e institucioneve të reja, pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Pas takimit të thirrur me përfaqësuesit e subjekteve politike të Legjislaturës XI të Kuvendit të Kosovës, Nagavci tha se si fitues të zgjedhjeve presin që institucionet të formohen sa më shpejt.
“Si fitues të zgjedhjeve jemi të gatshëm, mezi presim t’i konstituojmë të gjitha institucionet”, ka deklaruar Nagavci.
Ajo tha se mirëpret e vendimin LDK-së për vazhdimin e bisedimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Mirëpresim vendimin e Kuvendit të LDK-së për vazhdimin e bisedimeve me Kurtin”, tha Nagavci.