Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasje verbale mes dy asamblistëve në Kuvendin Komunal të Pejës, ndërpritet seanca

Gazeta10
31 July 2026 - 13:54

Një përplasje verbale ka ndodhur në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, të mbajtur sot.

Kjo përplasje ndodhi në mes asamblistit të AAK-së, Shaban Ramaj, dhe atij të LDK-së, Atdhe Berisha, çka çoi në ndërprerjen e seancës.

Në rendin e ditës të kësaj mbledhjeje ishin paraparë shqyrtimi dhe miratimi i disa pikave, përfshirë buxhetimin e Komunës së Pejës dhe pjesëmarrjen e fermerëve përfitues në projektin për furnizim me 65 traktorë; raportin gjashtëmujor të punës së kryetarit të komunës; raportin financiar për periudhën janar-qershor 2026; raportin e auditimit për vitin 2025; si dhe raportin e Drejtorisë Komunale të Arsimit për përfundimin e vitit shkollor – testin e arritshmërisë dhe testin e maturës.Përplasja ndodhi në fund të seancës, derisa asamblisti i AAK-së, Drin Veselaj, po mbante fjalën në foltoren e Kuvendit.

Pas përfundimit të kohës së tij për diskutim, sipas pamjeve të transmetimit të seancës, nisën tensionet mes asamblistëve Shaban Ramaj dhe Atdhe Berisha.

Në momentin e ngritjes së tensioneve, transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës është ndërpre.

Pas këtyre zhvillimeve ende s’ka pasur një reagim publik nga të lartcekurit apo nga Komuna e Pejës për të dhënë detaje se çka në fakt ndodhi.

Ndërsa nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës kanë bërë të ditur se ende s’kanë pranuar ndonjë informacion për një rast të tillë të ndodhur sot në Kuvend Komunal./GE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.