
Në zemër të Prishtina Mall, FLORI Diamonds është shndërruar në një prej destinacioneve më të veçanta për adhuruesit e stolive luksoze, diamanteve natyrale dhe punimeve të realizuara me përkushtim të lartë ndaj cilësisë dhe arit dhe platinit.
Me një përzgjedhje të gjerë të stolive nga ari 18 karat, platini 950, diamante natyrale të certifikuara dhe gurë të çmuar si safiri, rubini, emeraldi, FLORI Diamonds u ofron klientëve produkte që ndërthurin elegancën bashkëkohore me vlerën e përhershme.
Stoli për momentet më të rëndësishme të jetës
Në FLORI Diamonds mund të gjenden unaza fejese, mbi 600 modele të unazave martese (rrathëve), varëse, byzylykë, vathë dhe sete të ndryshme për raste të veçanta.
Çdo stoli përzgjidhet dhe realizohet me kujdes, në mënyrë që të përfaqësojë jo vetëm një aksesor elegant, por edhe një kujtim me domethënie emocionale.
Unazat e fejesës dhe martesës zënë një vend të veçantë në koleksionet e FLORI Diamonds. Klientët kanë mundësi të zgjedhin mes 600 modeleve modeleve klasike, moderne dhe dizajneve të personalizuara, duke krijuar një stoli që reflekton historinë dhe stilin e tyre.
Dashuria juaj. Historia juaj. Unaza juaj FLORI.
Diamante natyrale dhe të certifikuara
Një nga prioritetet kryesore të FLORI Diamonds është transparenca dhe siguria e klientit.
Diamantet përzgjidhen sipas standardeve më të larta të cilësisë G+ color dhe VS+ pastërti, ndërsa për gurët përkatës ofrohen edhe certifikata ndërkombëtare, përfshirë certifikimin nga GIA – Gemological Institute of America.
Përmes pajisjeve profesionale për verifikimin e diamanteve, klientët mund të marrin informacione të qarta lidhur me autenticitetin dhe karakteristikat e gurit që po blejnë.
Kjo e bën procesin e blerjes më të sigurt dhe i ndihmon klientët të marrin vendime të informuara për një produkt që ruan vlerën e tij ndër vite.
Kontroll profesional i pastërtisë së arit
FLORI Diamonds ofron gjithashtu shërbimin profesional të analizimit të pastërtisë së arit përmes pajisjes së avancuar FISCHERSCOPE XAN 250.
Analiza realizohet në mënyrë të shpejtë me XRF dhe pa e dëmtuar produktin, duke përcaktuar përbërjen dhe pastërtinë e metalit të çmuar.
Ky shërbim është i rëndësishëm për personat që dëshirojnë të verifikojnë stolitë e tyre, arin e trashëguar apo produktet që planifikojnë të blejnë ose shesin.
FLORI Diamonds ofron shërbimin profesional të analizës dhe verifikimit të diamanteve natyrale përmes teknologjisë së avancuar REVEAL by JTR.
Dizajne të veçanta me identitet shqiptar
Përveç koleksioneve ndërkombëtare, FLORI Diamonds i kushton rëndësi të veçantë krijimit të produkteve me identitet kulturor dhe kombëtar.
Në mesin e tyre dallohen koleksionet e frymëzuara nga simboli tradicional i plisit, shqiponja dhe elemente të tjera të trashëgimisë shqiptare.
Këto dizajne sjellin një ndërthurje të traditës me luksin modern dhe janë të përshtatshme si dhurata me domethënie për shqiptarët në Kosovë dhe në diasporë.
Disa nga dizajnet e FLORI janë të regjistruara dhe të mbrojtura në Zyrën Europiane të Patentave, duke dëshmuar përkushtimin e kompanisë ndaj origjinalitetit dhe pronësisë intelektuale.
Investim në ari dhe vlerë afatgjatë
FLORI Diamonds po zhvillon gjithashtu ofertën në fushën e arit për investim, duke përfshirë produkte të realizuara nga ari i pastër 24 karat.
Në mesin e projekteve të veçanta është edhe medalioni FLORI, i krijuar me motive kombëtare dhe me mesazhin “Bashkimi bën fuqinë”, ku 1 FLORI përmban 10 gram ari të pastër 24 karat.
Ari mbetet një prej formave më tradicionale të ruajtjes së vlerës, ndërsa produktet e realizuara me standarde të larta mund të shërbejnë njëkohësisht si investim, dhuratë dhe trashëgimi familjare.
Mundësi pagese deri në 36 këste
Për t’i bërë produktet më të arritshme për klientët, FLORI Diamonds ofron mundësinë e pagesës deri në 36 këste me 0% interes, përmes kartelave të kretidit me të gjitha bankat partnere në Kosovë.
Kjo u mundëson klientëve të zgjedhin stolinë e dëshiruar dhe ta realizojnë pagesën në mënyrë më të përshtatshme, pa kompromentuar cilësinë apo modelin e preferuar.
Këshillim dhe përvojë e personalizuar
Në FLORI Diamonds, çdo klient trajtohet individualisht.
Ekipi ofron këshillim profesional lidhur me zgjedhjen e diamantit, llojin dhe pastërtinë e arit, madhësinë e unazës, kombinimin e gurëve dhe modelin që i përshtatet më së miri rastit dhe buxhetit të klientit.
Qëllimi nuk është vetëm shitja e një produkti, por krijimi i një përvoje të veçantë dhe i një marrëdhënieje afatgjatë të bazuar në besim.
FLORI Diamonds – vlerë që trashëgohet
Me kombinimin e cilësisë, dizajnit, teknologjisë profesionale dhe shërbimit të personalizuar, FLORI Diamonds synon të vendosë standarde të reja në tregun e stolive luksoze në Evropë dhe më gjërë.
Çdo stoli FLORI bart një histori: një fejesë, një martesë, një përvjetor, një arritje personale apo një dhuratë që kalon nga një brez te tjetri.
FLORI Diamonds – vlerë që trashëgohet.
FLORI Diamonds mund ta vizitoni në Prishtina Mall, kati i parë, ku mund të njiheni nga afër me koleksionet, shërbimet profesionale dhe ofertat më të fundit.


