Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu fton deputetët në seancën konstituive të Kuvendit më 6 gusht

Gazeta10
31 July 2026 - 18:57

Kryetarja e Kuvendit në legjislaturën e kaluar, Albulena Haxhiu, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive, e cila do të mbahet të enjten, më 6 gusht.

Sipas njoftimit, seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Në ftesën e dërguar deputetëve, Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të legjislaturës së re që të marrin pjesë në këtë seancë, ndërsa ka njoftuar se rendi i ditës është bashkëngjitur me dokumentin zyrtar.

Seanca konstituive pritet të shënojë nisjen e punës së legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Betimin e deputetëve;

Zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit;

Zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Datën e seancës plenare, Haxhiu e kishte caktuar e kaluar, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes.

“Në mbështetje të nenit 66, paragrafi 3, nenit 84 (pika 3) dhe nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), si dhe duke marrë parasysh Vendimin e datës 08.07.2026 (Nr. Prot. KQZ: 01/1433-2026) të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 7 qershor 2026, të pranuara nga Zyra e Presidentes më datë 08.07.2026 (Nr. Prot.: 01/013-770-01/26), nxjerr:

 

VENDIM

  1. Mbledhja e Parë e Legjislaturës së Njëmbëdhjetë (XI) të Kuvendit të Republikës së Kosovës, thirret me datën 06.08.2026, në ora 10:00” shkruhet në vendimin e Haxhiut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.