Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Çmimet nuk do të ulën” – Misini paralajmëron rritje të inflacionit

Gazeta10
31 July 2026 - 19:05

Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, ka paralajmëruar se Kosova do të përballet me sfida të mëdha ekonomike në periudhën në vijim, duke veçuar rritjen e kostos së jetesës dhe çmimeve të produkteve.

Sipas tij, qytetarët tashmë po e ndjejnë ndikimin e rritjes së çmimeve, pasi shumë produkte që janë blerë para vetëm dy muajsh nuk mund të blihen më me të njëjtin çmim.

“Kosovën do ta presin sfida të mëdha, sidomos sa i përket rritjes së kostos së jetesës për qytetarët. Çmimet e produkteve që janë blerë para dy muajsh, aktualisht nuk mund të blihen me të njëjtin çmim. Do të ketë rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe, edhe nëse përfundon lufta në Lindjen e Mesme, inflacioni pritet të vazhdojë deri nga mesi i vitit të ardhshëm”, tha Misini./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.