Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

EKSKLUZIVE: Bastisje sërish në Zubin – Potok, edhe një i dyshuar për krime lufte

Gazeta10
31 July 2026 - 20:18

Pas gjetjes së minucionit në vendin ku po gërmohet për gjetjen e trupave të pajetë të 23 shqiptarëve të cilët janë zhdukur në luftën e fundit, Policia sërish ka kryer bastisje në Zubin Potok ku po dyshohet edhe për një të dyshuar për krime lufte.

Burime të Kanal 10 brenda strukturave të sigurisë kanë bërë të ditur se kanë bastisur një lokacion në Zubin Potok ku po dyshohet edhe për një person lidhur me rastin në fjalë për krime lufte.

E pikërisht sot në malin e thellë të fshatit Kalludër të Zubin Potokut në vendin ku po gërmohet dhe po gjenden trupat e shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit është gjetur edhe municion, i cili dyshohet se i përket kohës së luftës, sikurse janë fishekë të armëve të ndryshme.

Prandaj lidhur me rastin e bastisjes dhe të një dyshuari për krime lufte në Zubin Potok, Kanal 10 do të iu mbajë të informuar.

Gjendet municion në lokacionin e gërmimeve në Zubin Potok

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.