Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet municion në lokacionin e gërmimeve në Zubin Potok

Gazeta10
31 July 2026 - 17:47

Gjatë gërmimeve që po zhvillohen në Zubin Potok, në lokacionin ku ditë më parë u gjetën mbetje mortore që dyshohet se i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë, është zbuluar edhe municion.

Burime të Kanal kanë thënë se pas gjetjes, autoritetet kompetente kanë ndërmarrë masat e nevojshme për sigurimin e zonës, ndërsa ekipet përgjegjëse kanë vazhduar punën në terren.

Gërmimet po realizohen në kuadër të hetimeve për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës, ndërsa të gjitha provat e gjetura do t’i nënshtrohen procedurave përkatëse hetimore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.