Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes një person në rrethana të dyshimta

Gazeta10
01 August 2026 - 11:05

Një person ka humbur jetën të premten në Suharekë, pasi kishte pësuar lëndime që, sipas dyshimeve fillestare, i mori si pasojë e një rrëzimi në gjendje të dehur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 31 korrik, rreth orës 15:00, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Suharekë.

“Viktima mashkull kosovar, i cili kishte pësuar lëndime, dyshohet pasi ishte rrëzuar për shkak se ishte në gjendje të dehur, pas tretmanit mjekësor në QKMF, është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren dhe atje ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

 

Policia bëri të ditur se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.