
5x fituesi i Champions League dhe njëri nga mesfushorët më të mire në histori të futbollit Toni Kroos ka dhënë një deklaratë befasuese se cili është trajneri me i mirë me të cilin ka punuar tani dhe në të kaluaren.
“Guardiola luftoi deri në ditën e fundit për të më mbajtur në Bayern. Nëse duhet të zgjidhni një trajner që është perfekt për lojën time, ai është Guardiola. Më pëlqeu vërtet viti me të, ai më përmirësoi shumë”, ka thënë Kroos për në emisionin Universo Valdano në Movistar+.
Kroos dhe Pep Guardiola punuan vetëm për një vit te Bayern Munich në sezonin 2013/14, përpara se ai të shitej te Real Madridi për një tarifë çuditërisht të ulët prej 25 milionë euro.