Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Edhe nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë për shkak të temperaturave

Gazeta10
01 August 2026 - 21:25

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se edhe nesër, do të ketë kufizim të përkohshëm për kamionët mbi 20 tonë.

Në njoftim bëhet e ditur se kufizimi do të jetë mes orë 11:00 dhe 17:30, ndërsa në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi lejohet pa kufizime.

Postimi:

NJOFTIM PËR PUBLIKUN

NESËR DO TË KETË KUFIZIME NË AUTOUDHË!

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Me respekt!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.