Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lufta me flakët, shqiptarët në Greqi rrëfejnë tmerrin

Gazeta10
03 August 2026 - 8:29

Prej disa ditësh, Greqia po përballet me kushte ekstreme të motit dhe zjarre masive, të cilat u kanë marrë jetën tre zjarrfikësve dhe ka shkaktuar shumë dëme materiale.

Ndërkohë, një tjetër tragjedi u regjistrua një ditë më parë, ku dy helikopterë zjarrfikës u përplasën gjatë operacionit për shuarjen e flakëve.

Në një intervistë për korrespondentin e Top Channel, dy shqiptarë që jetojnë në një nga zonat më të prekura nga zjarret në Greqi kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë këtyre ditëve,

Ata shprehen se janë të shqetësuar pasi flakët po afrohen pranë banesave të tyre, ndërsa kanë treguar edhe momentin e përplasjes së dy helikopterëve zjarrfikës.

“Kemi tre ditë në flakë. E kam shtëpinë aty lart, afër zjarrit. Jemi të gjithë banorët këtu për të shuar flakët. Zjarri po afrohet te shtëpitë tona, do të jetë një natë shumë e vështirë sot. Policia na tha të ikim, por ne nuk ikim që këtu. Isha këtu kur u përplasën helikopterët. Shkova atje, çfarë të shikoja… Çfarë nuk pamë: flakë, njerëz brenda të djegur”, u shpreh njëri prej tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 August 2026
Lajme
03 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.