
Në Jabukë të Zubin Potokut ku dyshohet se ekziston një varrezë masive të hënën kanë arritur ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Gjatë ditës së djeshme, autoritet e sigurisë njoftuan se në kuadër të hetimeve për varrezën e gjetur në Kalludër të Zubin Potokut është identifikuar edhe ky lokacion ku dyshohet për varrezë masive.