Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrjeti i pasaportave false dhe trafikut të emigrantëve, GJKKO dënon 29 persona

Gazeta10
03 August 2026 - 17:37

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shpallur fajtorë 29 persona për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal që merrej me ndihmën për kalim të paligjshëm të kufijve, falsifikimin e dokumenteve dhe vepra të tjera penale.

Bëhet fjalë për të akuzuarit me iniciae: N.A., Y.B., Rr.D., O.L., A.C., J.G., E.M., R.I., Xh.K., F.R., G.E., M.D., A.M., B.N., B.R., D.Q., A.Sh., Y.Ç., A.Sh., M.Gj. B.I., B.Xh., B.L., A.N., F.S., A.R., L.L., Xh.A., dhe P.C.

Ata u shpallën fajtorë për veprën penale “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Në Shkodër protestohet kundër hapjes së konsullatës serbe: I kemi të freskëta plagët dhe varret masive
GJKKO urdhëroi konfiskiminin e shumave monetare, armëve, pajisjeve të përdorura për falsifikim dhe sendeve të tjera të sekuestruara gjatë hetimit, ndërsa dokumentet e falsifikuara do të asgjësohen.

Personat e dënuar u morën të pandehur në qershor të vitit të kaluar, kur dhe Prokuroria e Posaçme njoftoi se veprimtaria e tyre shtihej gjatë një intervali kohor dy vjeçar, 2022-2024. Nga hetimet, u zbulua se grupi kishte organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

“Baza” e veprimtarisë së tyre ishte një ambient në Tiranë, ku prodhonin dokumenta të tëra identifikimi si pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian. Policia gjeti asokohe një sërë dokumentash false si dhe 37 vula të ndryshme, kryesisht të institucioneve shtetërore dhe private, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta të monedhave virtuale.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.