
Kryeministri i Kosovës, nga Berlini ka thënë se janë nënshkruar tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se janë nënshkruar tri marrëveshje që lidhen me hapjen e rajonit, ai ka përmendur të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar.
“I nënshkruam tri marrëveshje që ka dy vjet që negociohen, bëhet fjalë për marrëveshjen për qarkullim të lirë në të gjitha 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor me karta të identitetit apo me letërnjoftime, pastaj bëhet fjalë për marrëveshjen e cila bën njohjen e kualifikimeve të institucioneve të arsimit të lartë, dhe marrëveshjen tjetër për njohjen e kualifikimeve profesionale”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se samiti i rradhës së këtij procesi do të mbahet në Tiranë.
“Samiti i rradhës do të mbahet në Tiranë”, ka thënë më tej Kurti.
Ai ka folur edhe për plani franko-gjerman për një marrëveshje Kosovë-Serbi ku ka përsëritur qëndrimin e tij se si duhet të jetë ajo marrëveshje.
“Duhet të jetë finale, duhet të jetë për normalizim të plotë, duhet të jetë ligjërisht e obligueshme, dhe patjetër ta ketë njohjen reciproke në qendër”, ka thënë më tej Kurti.
Procesi i Berlinit i ka vazhduar punimet sot ku pjesë e tij janë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Para më shumë se një ore janë nënshkruar tri marrëveshje që prekin dimensionet ekonomike dhe ato të lëvizjes së lirë.
Ekipi i Kanal10 po qëndron në Berlin dhe është duke e ndjekur këtë ngjarje. / Gazeta10