Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zbulimi i varrezave masive, Bajrami i shkruan Sorensenit: Të ofrohet mbrojte për personat që japin informacione

Gazeta10
04 August 2026 - 14:18

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Agron Bajrami i ka shkruar letër të dërguarit të BE-së për dialogun Peter Sorensen, pas zbulimit të dy lokacioneve në Zubin Potok ku dyshohet për varrezë masive.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Serbia të zbatojë Deklaratën për Personat e Zhdukur, duke përfshirë qasjen në arkivat.

“Si Kryenegociator i Republikës së Kosovës, i kam përcjellë zyrtarisht Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun, Peter Sørensen, shqetësimet tona të thella lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket personave të zhdukur nga lufta e viteve 1998–1999. Kam kërkuar nga Bashkimi Evropian të sigurojë që Serbia t’i zbatojë plotësisht zotimet e saj në kuadër të Deklaratës për Personat e Zhdukur, përfshirë qasje të pakufizuar në arkiva dhe mbrojtje për të gjithë ata që ofrojnë informacione. Familjet kanë pritur shumë gjatë për të vërtetën”, ka shkruar ai në X.

Të hënën janë gjetur 4 mbetje mortore nga gërmimet në Jabukë të Zubin Potokut, ky dyshohet për varrezë masive të trupave të vrarë gjatë luftës në Kosovë nga forcat Serbe.

Poashtu javën e kaluar është zbuluar një lokacion ku dyshohet për varrezë masive dhe në Kalludër të Zubin Potokut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.