Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Humb jetën 37-vjeçari që u aksidentua në aksin Fushë Arrëz-Fierzë

Gazeta10
04 August 2026 - 14:13

Një person i moshës 37-vjeçare ka humbur jetën, pasi nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra në aksidentin e trafikut që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Fushë Arrëz-Fierzë.

37-vjeçari ishte drejtues i një motomjeti dhe u përplas me një automjet.

Pas përplasjes, i riu mbeti i plagosur rëndë dhe fillimisht u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Bajram Currit, raporton A2CNN.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u kërkua ndërhyrja e helikopterit për transportimin e tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka vdekur në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.