
I ftuar në emisionin “Gazeta”, deputeti Ilir Kërçeli ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk e ka refuzuar asnjëherë mundësinë e furnizimit me gaz amerikan, duke kundërshtuar pretendimet e opozitës për këtë çështje.
Ai tha se nuk e di mbi çfarë bazohen akuzat e opozitës, duke theksuar se ekzekutivi ka qenë vazhdimisht në komunikim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shqyrtuar opsionet më të mira për vendin.
“Qeveria e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk ka thënë se nuk e pranojmë gazin amerikan. Nuk e di ku e merr opozita këtë referencë. Qeveria vazhdimisht është në biseda me Ambasadën Amerikane për të diskutuar se cila është mundësia më e mirë që vendi ynë të funksionojë me gaz”, tha Kërçeli.